Nicole me Kasamin, Hamilton e uron për ditëlindje (Foto)

By

Pas një lidhje të gjatë me pilotin e formula 1 Lewis Hamilton, Nicole Scherzinger mesa duket ka gjetur dashurinë e saj të re.

Ish antarja e X Factor në Britani është zënë mat nga paparazzit me futbollistin shqiptar, Pajtim Kasami.

Akoma nuk ka ndonjë konfirmim mes lidhjes së 37 vjeçares me 23 vjeçarin shqiptar por imazhet që kanë kapur mediat e huaja flasin për diçka më shumë se një miqësi mes tyre.

Edhe pse dje është shkruar për një lidhje të mundshme të këngëtares botërore me aktorin shqiptar Blerim Destanin u kuptuar që sot ai është vetëm duke u shoqëruar me partneren e re të shokut të tij.

Ky grup janë duke qëndruar në Mykonos të Greqisë ku po e festojnë edhe ditëlindjen e Nicole, e cila ka marrë një urim edhe nga ish i dashuri i saj Lewis Hamilton i cili ka shkruar që gjithmonë do ta mbaj mend kujtimet me ty dhe nga eksperiencat me ty më kanë bërë njeriun që jam sot dhe jam krenar për të ./Prive.al

lews

Pajtimi-2

Artikuj të ngjashëm