Nora Istrefi, mahniti të enjten fansat e saj duke pozuar për një fotosesion në veshje të bardha, në të cilat dukej jashtëzakonisht atraktive.
Por një kombinim i tillë, mbresëlënës, nuk është nga më të shtrenjtit si do e mendonim, pasi që Istrefi vishet edhe firmato.
Mirëpo kësaj here Nora ka zgjedhur që të vishet nga Zara, megjithatë çanta dhe atletet janë të markave të njohura e të shtrenjta.
Faqja shqiptare në Instagram, “What they wearing”, ka zbuluar çmimet e veshjeve të Norës.
Setra e saj dhe pantallonat janë nga marka Zara dhe kushtojnë rreth 100 euro së bashku, ndërsa atletet janë të markës Channel dhe janë blerë rreth 495 euro. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BhM1IZ9H5xX/?taken-by=whattheywearin