Kush do jenë mysafirët e emisionit të fundit të Luanës?!

By

Luana Vjollca të Shtunën që po vjen përmbyllë emisionin e saj të fundit ‘Shiko kush luan’ pas rreth 12 javëve transmetim.

Ndryshe nga programi paraprak ‘Pa limit’ i cili ishte larg pritshmërive dhe audiencës, ‘Shiko kush luan’ përbën një sukses të madh për faktin se e konkuroi fort Ermal Mamaqin dhe besohet, përkundër kontestimit të shifrave, që shpesh e ka kaluar me shikueshmëri.

E ky program, në të cilin për të parën herë Luana kishte vendin e merituar në prime-time dhe shfaqej si autore në pak ditë duket se në puntatën e fundit është projektuar që të mbahet mend, siç edhe e paralajmëroi Luana.

Por kush janë të ftuarit?

Puntata tashmë është regjistuar dhe disa prej personazheve janë arritur të zbulohen.

Krahas Besa Kokëdhimës, edhe anëtarët e ‘West Side Family’ duket se do garojnë përballë njëri-tjetrit.

Të tjerë emra, pritet të kuptohen në promo.

Ndryshe, menjëherë një javë pas, me 17 Shkurt, në fashën e orarit të ‘Shiko kush luan’ nis Arbana Osmani, për të parën herë edhe ajo si autore e ‘Dua të të bëj të lumtur’. /Prive.al/

Jemi gati për zjarr

A post shared by Armir Shahini ose Xhiku Vogël (@armirshahini) on

Artikuj të ngjashëm