Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu u bë i njohur në Kosovë për rolin e tij si Mehmet Kosovali në serialin turk shumë të ndjekur në Kosovë, “Jeta e hidhur”.
Ishte pikërisht ky roli që i dha shumë famë personazhit të tij në Kosovë dhe roli që e solli aktorin në vendin tonë në vitin 2009.
Shumë kohë ka kaluar, mirëpo shumë e kujtojnë me dashuri rolin dhe serialin shumë të ndjekur asokohe.
Aktori së shpejti do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal thuhet se është katër muajshe shtatzënë.
Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre 4 vite më parë dhe tani po bëhen prindër të një vajze.