Para pak ditësh, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë.
Ishte një shtatzëni dhe lindje e shëndetshme, dhe Jonida solli në jetë një vajzë që e quajtën Emi.
Lajmin e kishin ndarë vetë prindërit në rrjetet e tyre sociale.
E, tani Jonida ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, që duket se u shkrepën disa ditë pas lindjes.
Ajo duket tejet në formë dhe ndjekësit janë të habitur, duke e pyetur se ku është barku.
Më poshtë postimi i aktores. /Prive.al