Jo shumë aktivë pas Eurosong?

By

Eurovisioni mbetet akoma e vetmja skenë europiane ku mund ti shohim artistët shqiptarë. Por shumë prej tyre pas pjesëmarrjes atje nuk tregohen dhe aq aktivë sa i përket videoklipeve.

Anjeza Shahini ka kohë që nuk ka publikuar asgjë të re dhe të shpeshta janë raste kur e shohim vetëm në skena festivale dhe jo me klipe.

Të njëjtën rrugë po zgjedhin edhe Olta Boka, Kejsi Tola, Ledina Çelo, Frederik Ndoci, Adrian Lulgjuraj e më nuk u dëgjua Hersi Matmuja me Luiz Ejllin.

Edhe Elhaida Dani pas bujës së madhe nuk solli diçka që të rimirrte vëmendjen.

Aurela Gaçe e Rona Nishliu janë më aktive në muzikë edhe pas pjesëmarrjes në festivalin europian të këngës.

Pas gjithë këtyre emrave, koha po afron që të zbulohet përfaqësimi pasardhës. Edicioni i radhës i Festivalit në RTSH mbahet në dhjetor./Prive.al

Artikuj të ngjashëm