Jo gjithmonë në studio! Privé do vijë nga një destinacion turistik

By

Liberta Spahiu moderatorja e Prive, udhëtoi në një destinacion të largët për të sjellur pamje nga një vend që duhet vizituar patjetër.

Në bashkëpunim me As Travel ajo udhëtoi drejt Tajlandës, ku edhe do të punohet intro e re e këtij emisioni showbizi numër 1 në vend, Prive.

Vlorjan Halili dhe Liberta Spahiu

E vendosur në Azinë Jugore – Tajlanda është e njohur për ushqimet e mrekullueshme, artet marciale, kulturën, plazhet dhe tempujt e shumë historik.

Emisioni do të sjellë pamje nga zonat më të bukura natyrore si plazhet në Phi Phi Island – edhe nga Maya Beach ku nuk është çudi që krijuesit e filmit ‘The Beach’ ku luan Leonardo DiCaprio zgjodhën këtë plazh në ishullin Phi Phi Ley si vendin ku do ishte parajsa e tyre e humbur.

Prive do të ekspolorojë edhe kulturën dhe tradita e këtij vendi duke vizituar vendet si qyteti i  Bangkok, ishujt malor si Phuketi, dhe fshatrat në Khao Lak.

Në edicionin e kaluar Liberta u gjend në Zanzibar, regjion i Tanzanisë në Afrikë bashkë me Vlorijanin, Alaudinin e të tjerë në ekspeditën e agjensisë As Travel, që si secilin vit tjetër është përkujdesur që t’iu ofrojë kosovarëve zgjedhje në ofertat e tyre nga ato që si kemi parë e as imagjinuar më herët. Kështu u përmbyll edhe ky sezon i Prive.

Udhëtimi në Zanzibar ishte pasues i udhëtimit në Mauritius, një ishull i Oqeanit Indian, është i njohur për plazhet, lagunat dhe shkëmbinjtë e saj, që ofron bukuri marramendëse dhe eksperiencë të paharrueshme./ Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm