“Tradhtare 2” vjen në formatin e një mini-filmi, flet Skerdi (FOTO)

By

Ka disa ditë që Skerdi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, saktësisht një baladë.

Këngëtari nga Shqipëria ka vendosur që të sjellë “Tradhtare 2” pas suksesit me këtë këngë publikuar dy vjet më parë.

Artisti njoftoi se projekti vjen së shpejti dhe e veçanta e tij është se do të jetë në formatin e një mini-filmi.

“Nuk do jetë vetëm një super-baladë por edhe një super mini film”, ka shkruar Skerdi në një postim të bërë në instastory.

Këngëtari ka punuar sërish me Bini Nebihun për këtë baladë pas bashkëpunimit me Adelina Ismailin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm