Tatuazhi i parë i Yll Limanit: Ja çfarë kuptimi ka

By

Ka një kohë të gjatë që Ylli ka dëshiruar dhe menduar të bëjë një tatuazh. Të paktën një postim i tij në Twitter, në vitin 2013 na la të kuptojmë kështu.

“Dua një tattoo”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter, më 1 janar 2013 dhe në mënyrë rastësore apo jo, Ylli më 1 janar 2020 bëri tatuazhin e shumë dëshiruar, e që është i pari për artistin.

E gjithë ata që janë fansa të Yllit e po ashtu të Harry Potter-it janë ekzaltuar tej mase.

Tatuazhi i ri paraqet, simbolin e librit të 7-të dhe të fundit të Harry Potter, të titulluar “Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes” (Harry Potter and the Deathly Hallows).

Tatuazhi përbëhet nga një trekëndësh me një rreth brenda dhe një vijë vertikale që kalon nëpër të. Ajo përfaqëson shkopin e të moshuarit, mantelin e padukshëm dhe gurin e ringjalljes – tre artikujt që duhet të përvetësoni për të zotëruar vdekjen.

Harry Potter është një seri romancash fantastike të shkruara nga autorja britanike J. K. Rowling. Romanet kronikojnë jetën e një magjistari të ri, Harry Potter dhe miqtë e tij Hermione Granger dhe Ron Weasley, të gjithë  studentë në Hogwarts School of Witchcraft dhe Wizardry. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm