Rita Ora dhe Jim Belushi, dy shqiptarë të suksesshëm në botë janë takuar mbrëmë në Los Angeles.
Aktori i është bashkangjitur Ritës në turin e saj ‘Body on me’ teksa bashkë kanë postuar foto në rrjetet sociale. Për të shprehur krenarinë e të qenurit shqiptar, Jim Belushi fotos me Ritën i ka bashkangjitur përshkrimin: “Shqiptarët e bëjnë më së miri”.
Takimi me Belushin i ka lënë përshtypje edhe motrës së Ritës, Elenës e cila ka shprehur kënaqësinë e saj me faktin se shqiptarët kudo në botë janë përkrahës të njëri-tjetrit.
Ndryshe, turi në Shtetet e Bashkuara i këngëtares me origjinë nga Kosova po kalon atje me vëmendje të madhe mediatike. /Prive.al/