Konfirmohen garues të tjerë në ‘Dancing with the Stars’

By

Tashmë kur sezoni i ri televiziv është afër nisjes, çdo ditë po konfirmohen emra që do marrin pjesë në spektaklet e vallëzimit. Derisa dje shkruam për pjesëmarrjen e fituesit të Big Brother 8, Veselit në ‘Dance with me’, mediat shqiptare kanë zbuluar edhe figura të tjera që do garojnë në spektaklin konkurent, ‘Dancing With the Stars’.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe stilisti Niko Komani janë dy nga emrat e rradhës që i janë bashkuar listës së VIP-ave që kanë zgjedhur të jenë pjesë e këtij programi. Të konfirmuar derimë tani, janë edhe Albatros Rexhaj, Florian Agalliu dhe Art Abazi në kategorinë e djemve, ndërkohë që në grupin e vajzave Adrola Dushi dhe Dorina Mema.

Mbetet të shihet në fund kur finalizohen listat se cili nga spektaklet konkurente është treguar më i zoti në ‘gjahun’ për të tërhequr pranë vetes akterë të famshëm të skenës shqiptare. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm