Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur çifti i famshëm i asaj kohe Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u ndanë.
Aktorët u martuan në vitin 2000, ndërsa pesë vite më vonë njoftuan ndarjen e tyre, e cila bëri bujë të madhe në media.
Brad Pitt më pas vazhdoi me romancat e tij, dhe u martua me Angelina Jolie me të cilën sot ka gjashtë fëmijë.
Që nga ndarja e Pitt me Jolie, fansa të shumtë të Aniston kanë aluduar për një ribashkim të mundshëm të çiftit të famshëm të viteve 2000.
Gjatë një bisede me Jennifer në TV Show ‘Show Howard Stern’, ajo u shpreh “Ju e dini, Brad dhe unë jemi miq. Siç, ne jemi miq dhe flasim”.
“Nuk ka asgjë të çuditshme, përveç atyre që ndoshta shikuan diqka tjetër dhe dëshironin ashtu”.
Ka kaluar gati një vit që dyshja folën për herë të parë, që nga ndarja e tyre në vitin 2005.
“Ishte absolutisht argëtuese”, kështu u shpreh aktorja, për takimin e tyre.
Siç e pranoi Aniston, fansat janë shumë të interesuar për çdo grimcë detaje në jetën e saj të dashurisë, një çështje që ylli tenton ta mbajë sa më larg vëmendjes së mediave. /Prive.al