Tuna dhe Vig Poppa,sërish bashkë!

By

Ka qenë kënga ‘E boj nxet’,bashkëkupunim ky i cili u sollë vite më parë nga reperi i grupit Kaos,Vig Poppa,ose ndryshe Vigani,si dhe këngëtarja Altuna Sejdi, Tuna, këngë kjo që u bë hit i periudhës edhe kur u lansua.

Mund të themi lirisht që ka qenë po kjo këngë e cila Tunën e ka sjellur ndryshe në muzikë,edhe pse ajo kishte kohë të gjatë që mirrej me të.

Pas një kohe,marrëdhëniet e këngëtares me grupin u ftohën, ku edhe filluan ofendimet rreth projekteve të tyre nëpër rrjetet sociale. Ishte Tuna ajo që kritikoi hitin ‘Ngoje zemrën tem’ duke e krahasuar me këngë orientale ordinere.

Mirëpo mesa duket tashmë, Tuna dhe Vig Poppa kanë lënë prapa mospajtimet dhe do të rikthehen përsëri së bashku, e ndoshta kjo edhe për të ripërsëritur suksesin e dikurshëm të ‘E boj Nxeht’.

Ata kanë filluar edhe realizmin e klipit të këngës së re, që pritet të lancohet brenda këtij muaji. Për imazhin e Tunës janë përkujdesur Kaci si dhe Valdrin Sahiti në disa vende, mirëpo gjithashtu do kemi mundësi të shohim edhe veshje nga marka e saj e preferuar KTZ,mëson Prive.

Se a do jetë i sukseshëm ky bashkëpunim,kjo mbetet të shihet./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm