Ja si e tremb Capital T – Nora Istrefin me këtë veprim të ‘çmendur’

By

Këngëtarja Nora Istrefi bashkë me Robertin dhe reperët Ledri Vula e Capital T po kalojnë shumë kohë së fundmi me njëri-tjetrin përtej oqeanit.

Koncertet e përbashkëta në Amerikë me datat e rezervuara janë arsyeja e bashkimit të artistëve që duhet se krahas punës, veten e kanë gjetur shumë mirë edhe në shoqëri.

Momentet qesharake gjithashtu nuk kanë munguar.

Një i tillë është shënuar kur artistët janë zhvendosur nga një qytet në tjetrin me makinë dhe Capital T e ka trembur Nora Istrefin.

Ai është zgjatur nga pjesa e prapme e makinës duke i trokitur në xham Norën në sediljen e përparme kur ajo e priste më së paku.

Reagimi i krijueses së hitit ‘Majëm’ ka shfaqur befasinë dhe frikën në në njejtën kohë. /Prive.al.

Artikuj të ngjashëm