Bleona uron krishtlindjet krah për krah presidentit të SHBA! (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Bleona Qereti, po vazhdon rrugëtimin e nisur vite më parë në SHBA.

Krahas shumë aktivitete ajo po shihet mjaft aktive edhe në rrjete sociale ku po gjen çdo herë diçka të re për të ndarë me publikun.

Kësaj rradhe ajo vjen me një urim për krishtlindjet në mënyrën më të veçantë të mundshme. Bleona u pa në të njejtin vend me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, me të cilin gjeti hapësirë të bëjë edhe ‘selfie’.

Në fotografinë e parë ajo i uroi fillimisht presidentit krishtlindjet e më pastaj edhe të gjithë botës, të paktën kështu shkroi përbri fotos në fjalë.

Kujtojmë se artistja ka qenë ndër të paktat fytyra shqiptare që e kanë përkrahur Trumpin në zgjedhjet e fundit për president e arsyet e këtij animi dalëngadal po bëhen edhe më të qarta pasi që takimet mes dyshes nuk kanë munguar as në të kaluarën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm