Ajo u bë nënë për herë të parë bashkë me reperin shqiptar Big Basta.
Vesa Luma, është nëna e vogëlushit të quajtur Lian, i cili dita-ditës po rritet. Që tani edhe pse vetëm pothuajse një vjeç, Lian është bërë i famshëm pasi prindërit e tij, dashurinë që kanë për të e shprehin gjatë tërë kohës në rrjetet sociale.
Imazhin e fundit të vogëlushit, e ka publikuar babai i tij, Big Basta i cili në Instagram shkruan se ai është dashuria e jetës së tij.
Lian në maj të këtij viti do bëhet një vjeç dhe sigurisht, në një vjetorin e tij prindërit do i përgatisin një super-festë. /Prive.al/