Dita e djeshme ishte planifikuar të jetë ndër ditët më të bukura për të pasi artisti Flori Mumajesi publikoi projektin e tij ‘Nallane 2’, i cili u mirëprit mjaftë mirë nga publiku.
Por në mbrëmje ndodhi e kundërta pasi rreth orës 23:00 në parkingun afër studios së Mumajesit e cila ndodhet në rrugën ‘Ymer Kurti’,një person rreth të 30-ave i vuri flakën makinës së artistit.
I maskuar me kapuç dhe me shishe benzinë në dorë, personi u xhirua nga kamerat e sigurisë teksa futej në garazhin nëntokësor.
Deri më tani, ende nuk është zbuluar identiteti i personit në fjalë por mendohet të jetë një zjarrëvenie e qëllimshme.
Në orët e para të mengjesit u publikua dhe video e personit që ka vën zjarrin, duke hyrë në parking.
E gjatë gjithë kësaj fatkeqësie këngëtari Flori Mumajesi u pa jashtë ndërtese pasi që tymi i madh i zjarrit nga tre vetura që morrën flak kishte depërtuar dhe brenda në objektet banesore.
Disa fotografi të publikuara nga Lapsi .al ai shihet duke gjiruar me telefonin e tij disa nga skenat e ngjarjes. /Prive.al/