A kompleksohet Dhurata Dora nga e kaluara ?!

By

Në vlugun e suksesit të Dhurata Dorës me këngën e re ‘Numrin e ri’, nëpër portale sot qarkulluan disa foto të vjetra ku këngëtarja shfaqej vite më parë.

Por, realisht këto fotografi nuk përbëjnë asnjë risi meqenëse për as edhe një moment të vjetër, Dhurata nuk ka fshirë gjurmët nga e kaluara.

Se fotot e vjetra nuk përbëjnë problem për të, Dhurata e ka dëshmuar vetë para pak minutash në Snapchat ku ka ndarë foto të vitit 2010, si një mesazh indirekt që ajo është në rregull me këtë pjesë.

Sikurse edhe çdo person tjetër kur sheh fotot e vjetra dhe ndryshimet me kohën, edhe Dhurata ka qeshur me veten në 2010-tën.

Rikujtojmë se projekti i ri i Dhurata Dorës po korr një sukses të jashtëzakonshëm dhe në pak ditë u vulos si super-hit i 2016-tës. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm