Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë dhe tani po shijon ditët e para me vogëlushen e saj, Sorayan.
Modelja e famshme shqiptare, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale ka publikuar në Instagramin e saj lulet e panumërta që ka marrë si dhuratë pas lindjes së vajzës.
Shtëpia e saj është mbushur me këto dhurata simbolike, dërguar nga mikeshat e Emina, gjithçka e ka dokumentuar përmes Instagramit.
Ajo tashmë është nënë e dy vajzave Ellas dhe Sorayas, ndërsa është e martuar me miliarderin izraelit Sam Nazarian, e jeton në SHBA, megjithatë tani për tani e ka pezulluar karrierën e saj, në dedikim të familjes. /Prive.al