Dafina, puthje e përqafime me një tjetër bukuroshe (VIDEO)

By

Pak ditë më parë, Prive.al ju solli lajmin e një miqësie befasuese që kishte lindur mes Dafina Zeqirit dhe Morena Tarakut.

Dyshja kohëve të fundit po shkëmbejnë shumë komente në rrjete sociale duke treguar admirimin e dashurinë për njëra-tjetrën.

Por, një tjetër shoqëri e Dafinës nëse nuk e keni ditur ka zënë rrënjë kohë më parë. Bëhet fjalë për atë me Afërdita Dreshajn që duket se e ka marrë malli shumë për këngëtaren.

Në një video të postuar nga modelja në rrjetin social Instagram, ajo shihet teksa përqafon e puth Dafinën nën tingujt e ‘Sheqer’ të Kaos. Sa më shumë dashuri e më pak urrejtje në estradë nuk është asnjëherë zgjedhje e gabuar! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm