Përse mungoi Marina në ditëlindjen e Luanës?

By

Prezantuesja e njohur Luana Vjollca feston sot ditëlindjen.

Fiks një ditë përpara sfidës së saj të re televizive, programit Love Island, ajo mbushi 32 pranvera.

Ndonëse siç është shprehur, ajo nuk e kishte paraparë ta festonte, rrethi i afërt i ka organizuar një festë në jug, duke u mbledhur me rastin e ditëlindjes në një darkë private të një fundjave feste.

Ditën e sotme, Luana po shijon bukuritë e Jonit me nënën e saj, por me një mungesë të rëndësishme.

Fjala është për Marinën e cila nuk është pranë Luanës me arsyet e saj.

Marina bashkë me vajzën dhe Getin kanë marrë një rrugë të gjatë drejt Karaibeve për pushime, nga ku ka ardhur edhe urimi për teze Anën.

Kujtojmë se Luana, nesër nis aventurën më të re televizive, formatin Love Island në televizionin Klan, duke qenë përballë një kapitulli të ri në jetën e saj profesionale përmes kësaj patente ndërkombëtare që realizohet për të parën herë në Shqipëri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm