Floriana Garo jeton prej disa vitesh në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, por tashmë do të qëndrojë në Shqipëri për t’i shërbyer fushatës së Partisë Demokratike.
Ish-missi shqiptar Floriana Garo e cila vetëm disa ditë më parë i është futur politikës do të jetë zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike, shkruan dosja.al, transmeton Prive.
Sot është dita e fundit për regjistrimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, ku Basha do të vendosë për skuadrën demokrate që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit.