Sipas kësaj besëtytnie Rina Balaj mund të jetë shtatzënë

By

Rina Balaj hyri me furi në industrinë e muzikës dhe tani artistja ka vite që po punon në muzikën e saj.

Ajo gjithashtu është në një lidhje të gjatë me të dashurin dhe bashkëpunëtorin e saj, Sin boy.

Artistja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një video tek po luan me një kotele e cila me putrat e saj i prek barkun.

Një nga ndjekësit e saj ka reaguar në videon që ka ndarë në Instastory, reagim të cilin Rina e ka ndarë me të gjithë.

Sipas ndjekëses ka një besëtytni që thotë se nëse macja e bën këtë gjest do të thotë që ajo është shtatzënë.

Shihni më poshtë postimin që ajo ka ndarë në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm