Ghetto Geasy bashkohet me Majkin për një album të ri, këto janë detajet

By

Pas disa këngëve bashkë, Ghetto Geasy dhe Majk, po sjellin edhe album!

Artistët janë bërë bashkë për të realizuar disa projekte të reja të cilat do të vendosen në një album, në mesin e të cilit do të ketë edhe të ftuar të tjerë.

Këtë e ka bërë të ditur vet Geti, gjatë paraqitjes së tij në Xing me Ermalin.

Ai tha se albumi mund të dalë në fund të këtij viti, por nuk i bëri të ditur emrat e tjerë të cilët do të jenë pjesë e këtij albumi të përbashkët të tyre.

Majk dhe Ghetto Geasy sollën disa këngë bashkë ndër vite, të cilat u pëlqyen shumë dhe kanë arritur miliona klikime në youtube.

Dhe sigurisht se ky sukses i dyshes, ka bërë që ata të bashkohen për një album./Prive.al

Artikuj të ngjashëm