Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe është nënë e dy fëmijëve dhe njëra ndër ato gra që është burim i pashtershëm energjie.
Duke lënë mënjanë çdo komentim të talentit të saj në muzikë, kësaj here po i shkruajmë për kurajën që gjen që gjithmonë të shkojë në palestër.
Gaçe jo rrallë publikon fotografitë e videot nga ushtrimet e saj dhe janë inspiruese.
Këngëtarja ka arritur që me disiplinë të formësojë trupin e saj pas lindjes dhe të arrijë qëndrueshmëri në muskujt e saj.
Së fundmi ka publikuar në Instagram një video, ku ka ca fjalë inkurajuese për nënat:
“Epo tani, kur e fitova une kete rezistence , po ju goca edhe mama … Te dyja lindjet e fëmijëve jane bere me operacion. Indet u prene , barku e i gjithe trupi “sallatë” , por ja qe s’ka gjë që s’bëhet nëse ne duam”.