Paralajmërimi i fortë i Trixës duket si një kunjë e hapur

By

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka pasur një paralajmërim të fortë.

Ajo përmes rrjetit social Instagram, ka ndarë me ndjekësit një fjali që me pak, duket se flet shumë.

“Sa prej jush keni shpëtuar reputacionin e dikujt duke mos e treguar anën tuaj të historisë?” – është pyetja që Trixa e ka ndarë në rrjet me një koment personal.

Ajo ka thënë se është këtu duke “shpëtuar jetë”.

Kjo është marrë nga ndjekësit si një kundërpërgjigje ndaj Donaldit.

Javën e kaluar në emision, ai foli për vajza të bukura pa mend, diçka që u mor si një kunjë e hapur ndaj Trixës.

Që nga ajo ditë, këngëtarja ka shpeshtuar postimet e tilla në rrjete sociale të cilat kanë një mesazh të koduar.

Brishtësia e Trixës e ka lënë të heshtur këto kohë por ku i dihet, mbase gjërat mund të ndryshojnë rrugës tutje! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm