IMG Models dhe Venera Mustafa organizojnë Open Model Casting në Prishtinë

By

Venera Mustafa dhe IMG Models organizojnë Open Model Casting për herë të parë në Kosovë për të gjetur fytyra të reja për përfaqësim global.

Eventi zhvillohet me 8 korrik, nga ora 10 e 30 deri 18 e 30 me lokacion tek Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjeter Bogdani’

M546+XVX, Prishtina 10030

Thirrje e hapur për: Modele dhe modelë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, dhe Mali i Zi.

Informatat Kyçe

  • Thirrja e hapur për casting organizohet nga dizajnerja dhe agjentja amë Venera Mustafa bashkë me agjencionin ndërkombëtar IMG Models.
  • IMG Models do ta vizitojë Kosovën për herë të parë për të zbuluar fytyra të reja nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
  • Krahas Venera Mustafës dhe skautëve nga IMG Models, prezente në casting do të jetë edhe modelja nga Kosova Sihana Shalaj e cila është nën menaxhimin ndërkombëtar të IMG Models.
  • Që nga kontrata me IMG Models, Sihana ka korrur sukses të madh ndërkombëtar dhe ka sfiluar për shtëpitë më të mëdha të modës botërore përfshirë Prada, Miu Miu, Yves Saint Laurent, Versace, Balenciaga, Givenchy dhe Raf Simons mes shumë tjerash.
  • Suksesi i pakontestueshëm i Sihanës po e sjell IMG Models për herë të parë në rajon për të identifikuar fytyra të reja mashkullore dhe femërore për tu bërë pjesë e këtij agjencioni prestigjioz.

Informata mbi IMG Models

  • IMG Models është lider ndërkombëtar në identifikimin e talentëve dhe në menaxhimin e modeleve e njohur gjerësisht për portfolion e saj diverse të klientëve. Agjencioni ka zyra në gjashtë krye

Artikuj të ngjashëm