Ilaçi mrekullibërës që do të ju ndihmojë të humbni peshë

By

Ilaçi i cili bën mrekulli duke ndaluar dëshirat për ushqim, së shpejti mund t’i ndihmojë njerëzit të humbin peshë.

Njerëzit që kishin marrë këtë ilaç si pjesë e një studimi, ranë në peshë me shpejtësi dhe hëngrën më pak ushqim të shpejtë, sepse oreksi i tyre ishte shtypur.

Nëse miratohet për përdorim nga rregullatorët e ilaçeve, mund të jetë ‘një ndryshim loje’ për njerëzit që nuk mund të luftojnë me krizën e mbipeshës, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv

Ilaçi i fundit i zbuluar quhet ‘semaglutide’, i cili shkakton humbje peshe duke ulur urinë, duke rritur ndjenjën e ngopjes dhe duke ndihmuar kështu njerëzit të hanë më pak.

Kompania e drogës Novo Nordisk rekrutoi 72 njerëz me mbipeshë të moshës 18 deri 65 vjeç. Gjysma e pjesëmarrësve u zgjodhën rastësisht për të marrë një dozë semaglutide një herë në javë, ndërsa pjesës tjetër u dha një ilaç tjetër.

Pas 20 javësh, pjesëmarrësit e studimit u ftuan në një drekë ku mund të hanin ushqim të pakufizuar. Ata që kishin marrë ‘semaglutide’ hëngrën pothuajse një mijë kalori më pak (35 %) sesa ata që kishin marrë ilaçin tjetër.

Njerëzit që kishin marrë këtë ilaç ndjeheshin më energjikë dhe më të sigurt në vetvete.

Mbi gjysma e njerëzve ndiheshin më aktivë fizikisht dhe e kishin më të lehtë për të bërë detyra të përditshme si lidhja e lidhëseve ose ngjitja e shkallëve.

Dr Sean Wharton, një hetues nga Klinika Mjekësore e Kanadasë, tha: “Menaxhimi i peshës është shumë më tepër sesa arritja e humbjes së peshës. Ne gjithashtu duhet të synojmë të përmirësojmë dëmtimet që shoqërojnë peshën e ngritur siç është rënia e funksionimit fizik”.

“Ky studim tregon se trajtimi me ‘semaglutide’ 2.4 mg përmirëson mirëqenien mendore dhe fizike. Ai mban potencial të vërtetë për të përmirësuar jetën e njerëzve që jetojnë me mbipesha “, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm