Ikona e kinematografisë Sharon Stone, tregon për trajtimin brutal që i bëri Hollywood pas sulmit në tru

By

Sharon Stone u rimëkëmb me sukses nga sulmi në tru në 2001, por nuk ishte gjithmonë e lehtë.

Ylli i Basic Instict foli hapur për Variety për rrugën e saj të vështirë drejt rimëkëmbjes ndërsa. Ajo zbuloi se sa të vështira u bënë gjërat, kur ajo duhej të kalonte shtatë vjet duke mësuar të shkruante, të fliste dhe të ecë përsëri, e ndërkohë ishte në betejë ligjore për kujdestarinë e djalit të saj, e cila rezultoi e humbur.

Image result for sharon stone and her son

“Njerëzit më trajtuan në një mënyrë që ishte brutalisht e pasjellshme,” tha Stone. “Nga gratë e tjera në biznesin tim e deri te gjyqtarja femër që e trajtoi çështjen time të kujdestarisë, nuk mendoj se dikush mund të kuptojë se sa e rrezikshme është një sulm në tru dhe sa kohë të duhet për rikuperim – më janë dashur rreth shtatë vjet”.

Në atë kohë, Stone ishte aktorja më e kërkuar, por sëmundja kishte ndikuar në humbjen e atij statusi.

“Në atë kohë isha aktorja më e kërkuar. Përpiqesha të funksionoja dhe të punoja normalisht, ndërkohë që e kisha marrë një hipotekë të re për shtëpinë në të cilën jetoja. I humba të gjitha që i kisha. Atëherë e humba statusin që e kisha në Hollyëood,” e pranoi ajo.

Stone me këtë tregim në ceremoninë Women’s Brain Health Initiative në Los Angeles deshi t’ua përcillte përvojën e vet të tjerëve, por edhe t’i këshillojë ata.

“Nëse vërtet keni kokëdhimbje të madhe, duhet të shkoni në spital. Unë u paraqita tek mjekët në spital vetëm ditën e tretë pas goditjes në tru. Shumica e njerëzve vdesin në atë periudhë, kisha vetëm një për qind gjasa që të mbijetoja deri në operacion. Për një muaj nuk e kanë ditur nëse do të mbijetoja. Nuk e kisha ide se kisha qenë në gjendje aq të keqe, derisa lexova në gazeta,” tha aktorja e bukur.

Image result for sharon stone Women's Brain Health Initiative

 

 

 

Artikuj të ngjashëm