Era Istrefi ka publikuar së projektin e saj më të ri muzikor.
“Oh God” mban titullin kënga e saj më e re, të cilën ajo e sjell në bashkëpunim me artistin e njohur Konshens.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin këngëtarja nga Prishtina shfaqet mjaft tërheqëse.
Disa nga skenat kryesore të klipit “Oh God” e shfaqin Erën në një det me valë dhe vetëtima, duke e bërë kështu më interesante ngjarjen në klip.
E një skenë të ngjashme dhe thuajse identike e ka parashikuar edhe këngëtari Alban Ramosaj, në klipin e ri “A thu pse” që do ta publikojë së shpejti.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram trailerin e klipit të tij të re, me skena të ngjashme si klipi “Oh God”.
E gjitha kjo ka qenë një rastësi, teksa si e tillë, Albani ka vendosur që ta thumbojë Erën me një dedikim, duke i shkruar: “Era Istrefi sa kilowatt janë vetëtimat andej nga bregu jot?”.
Edhe Era i është përgjigjur komentit të Ramosajt duke i thënë: “Thashë mos të paskam kopjuar, po jo, është thjesht koiçidencë”, ka shkruar ajo. /Prive.al