Reperja e famshme amerikane, Cardi B, të dielën pasdite publikoi një mesazh në Twitter që i shqetësoi shumë fansat e saj.
26 vjeçarja shkruante: “Do doja të isha e vdekur”.
Ndërsa vetëm pak momente pasi e publikoi, reperja Cardi B e fshiu mesazhin, mirëpo meqë ka miliona njerëz që e ndjekin dikush e kapi atë mesazh me një screen shot.
Kurse pas atij mesazhi, fansat e saj janë shqetësuar shumë duke pyetur nëse reperja është mirë emocionalisht.
E që nga ai moment, Cardi ka qëndruar shumë e heshtur në Twitter, por publikoi një foto me bashkëshortin e saj Offset në Instagram sa per t’iu treguar fansave se eshte shendosh e mire. /Prive.al