I zhgënjyer, Bearti i kthehet Teas: ‘Nuk e prita që më shet për 3.99 euro’

By

Tea Trifoni është rikthyer në qendër të vëmendjes me lëvizjen e fundit.

Ajo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti në platformën më të re me pagesë të aplikacionit “Përputhen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove.

E duket se Bearti e ka përcjellë prononcimin e Teas i cili nuk i ka pëlqyer aspak.

Ai duket se është detyruar të dalë nga natyra e tij e heshtur dhe aspak polemizuese për të dhënë përgjigjen e tij.

Përmes Instagramit, ai mes tjerash është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro” duke aluduar kështu në çmimin e aplikacionit të lansuar në IOS dhe PlayStore.

‘Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me folë. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu” – shprehet mes tjerash Bearti.

Postimi duket të jetë vetëm paralajmërim pasi është shoqëruar me një numërim prapa në mesnatën e nesërme, atëherë kur me gjasë, ai do të publikojë një video me të gjitha detajet e versionit të tij të ndarjes nga Tea. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm