Këta janë 10 të famshmit më të ndjekur në Instagram

By

Selena Gomez deri vonë ishte personi më i ndjekur në Instagram por tani asaj ia mori vendin një tjetër yll botëror.

Ne kemi bërë një listë për t’ju treguar cilët të famshëm janë më të ndjekur në Instagram që nga tani.

E nisim nga fundi…

Numrin 10 e mbanë Justin Bieber me 102 milionë ndjekës.

Pas tij vjen futbollisti Neymar Jr me 104 milionë.

Vazhdojmë me Taylor Swift e cila ka hiç më pak se 112 milionë ndjekës.

Vendin e shtatë e mbanë Kylie Jenner me 118 milionë.

Pas saj vjen Beyonce me 119.6 milionë ndjekës në Instagram.

Vendin e pestë e mbanë aktori i njohur The Rock me 119.7 milionë.

120 milionë ndjekës numëron Kim Kardashian.

Pas saj vjen këngëtarja Ariana Grande e cila numëron 132 milionë ndjekës.

Selena Gomez tash është në vendin e dytë me 144.4 milionë.

Ndërkaq vendin e parë e zuri ylli i futbollit Cristiano Ronaldo i cili ka 144.6 milionë ndjekës.

Artikuj të ngjashëm