Me profesionin që ka, edhe angazhimet janë të panumërta. Jeta vështirësohet dhe je gjithmonë larg familjes.
Por kjo është përditshmëria e një artisti si Majk, koncerte e koncerte për t’i kënaqur të tjerët përderisa pak i mbetet kohë të kalojë me më të dashurit e tij.
Pasi që është bërë baba jeta e tij ka ndryshuar tërësisht, ndërsa reperi Kastriot Rexha, s’po mund të përmbahet më nga malli për të birin Roan.
Për momentin duhet të ndodhet larg tij, ngase ka publikuar në Instagram një fotografi të bebushit Roan, duke i thënë se po i mungon shumë.
Të njëjtin imazh, e ka publikuar në Instagram edhe Majlinda Zeka, ish e dashura e reperit, me të cilën ka dhënë shenja se po shkon drejt ribashkimit. /Prive.al