Një prej femrave më të bukura shqiptare, Lorena Haliti verën e kaluar në Wazzup të Klan Kosova konfirmoi ndarjen nga reperi Seven Saraqi dhe statusin e saj prej beqares.
Por, nuk u dasht që të kalojë një kohë e gjatë që ajo të gjejë dashurinë.
Lorena në rrjete sociale konfirmoi lidhjen e saj të re me sportistin Tanner McEvoy.
E duket se i dashuri amerikan që i ka vjedhur zemrën bukuroshes është goxha i njohur përtej oqeanit.
AI bën pjesë në grupin e sportistëve të paguar mirë. Sipas të dhënave zyrtare, 25 vjeçari në tre vitet e fundit ka marrë rreth gjysmë milioni dollarë çdo vit nga pagesa bruto, pa llogaritur këtu të ardhurat nga promocionet dhe burimet tjera.
Duket se edhe Lorena, me këtë lidhje të dashurisë hyn në grupin e bukurosheve shqiptare në Amerikë që përkrah kanë partnerë goxha të pasur. Epo, dashuria mbi të gjitha, apo jo? /Prive.al