Dua Lipa e Rita Oran këtë vit garojnë për të njëjtin çmim në Brit Awards

By

Dy shqiptare të famshme dhe dy vajza që kanë origjinën e njëjtë familjare, garojnë këtë vit për të njëjtin çmim në eventin më të rëndësishëm muzikor në Britani të Madhe.

Dua Lipa dhe Rita Ora, këtë vit kanë marrë nominime në British Awards 2019, që do të mbahet në Shkurt të këtij viti.

Dua dhe Rita, garojnë të dyja në të njëjtën kategori, atë të videos më të mirë. Këngëtarja Ora, është e nominuar me dy këngë për kategorinë e videos më të mirë: atë me Liam Payne – For You dhe për këngën Let Me Love You.

Kurse Dua Lipa po ashtu me dy këngë “One Kiss” me Calvin Harris dhe IDGAF të cilën e ka solo.

Përndryshe këtë vit, Lipa i ka kryesuar nomionimet, duke u nominuar katër herë në BRIT AWARDS. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm