Si i ndërroi fjalët Baby G?

By

Kur doli nga On Records, ndërroi për 180 gradë qëndrimin për kolegët që la pas.

Këngëtarja e njohur Baby G bëri bujë me disat ndaj vëllezërve Mozzik e Getinjo të cilët kohë pas kohe edhe i ofendoi përmes postimeve.

Por, tashmë kur janë bashkuar në një detaj – të tre jashtë label-it, siç do thoshte Elvana Gjata, gjërat kanë ndryshuar.

Fjalët e thëna janë tërhequr dhe artistët gëzojnë një miqësi të re.

Pasi e paralajmëroi ‘Monster 2’, Baby G ka shkuar një hap më tej. Ajo ka filluar të ndjekë Getinjon në rrjete sociale, e t’ia pëlqejë fotografitë.

‘Monster 2’ është në rrugë të mbarë pas këtij ribashkimi… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm