Këngëtarja Dafina Zeqiri, prej se ra në dashuri nuk po kthehet më në Kosovë.
Ajo po kalon kohë jashtë vendit me të dashurin e saj dominikan, Jose. Ndërsa, ky i fundit të enjten mbrëma ka festuar ditëlindjen në gjirin familjar e sigurisht, aty nuk mungonte as Dafina.
Në mesin e shumë fotografive që publikoi nga mbrëmja e bukur e ditëlindjes, ajo e ka uruar Josen në spanjisht: “Mi vida, feliz cumpleano” (Jeta ime, urime ditëlindjen”.
Zeqiri është mishëruar me jetën e atjeshme dhe shpesh familjarët e miqtë e Jose, zënë vend në publikimet e saja në Instagram.
Përveç kësaj, ajo po përpiqet të ndërtojë edhe një karrierë muzikore ndërkombëtare përderisa në klipin e saj të fundit të këngës ‘Four Season’, prezent e pati reperin French Montana. /Prive.al