Humbi njeriun më të dashur, Trim Jetullahu kthehet në rrjete sociale me një postim prekës

By

Në muajin mars, artisti Trim Jetullahu hyri në rrjete e tij sociale për të ndarë një lajm të kobshëm me ndjekësit e tij.

Babai i tij, Nazmiu kishte ndërruar jetë!

“Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, shkroi Trimi.

Në një postim të mëtejshëm, ai sërish ndau një fotografi me të atin duke shkruar, “Ahh bab shumë e kafen e llafin e kena bo bashkë. Të kom pas shokun ma të mirë të jetës, shpejt më le vet… Krenar që jam djali yt. Shihemi në botën tjetër Naxi jem”.

Pas ndarjes nga jeta të babait, Trimi vendosi të shkëputej edhe nga rrjetet sociale dhe muzika. Por teksa kanë kaluar 3 muaj nga kjo humbje e madhe, ai është rikthyer sërish në Instagram.

“Po, u riktheva. Por nuk do të harroj kurrë. Gjithçka e bëj për ty”, shkruan Trim Jetullahu në një postim në Instastory. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm