Kjo këngëtare e njohur, pjesë e sezonit të katërt të ‘Dance with Me’

By

Sezoni i ri televiziv është në prag të nisjes dhe duket se në televizionin Klan, gjërat janë pothuajse gati.

Një prej formateve që ndiqet shumë e që pritet të rikthehet këtë vit me sezonin e katërt është edhe ‘Dance with Me’ nën drejtimin  e Alketa Vejsiut dhe regjisores Vera Grabocka.

Jo zyrtarisht, mediat në Shqipëri tashmë kanë zbuluar listën e gjatë të fytyrave publike që pritet të jenë pjesë e kastit.

Lista nis me Rezarta Skifeterin, Trim jetullahun, Damiano Agalliun teksa Prive.al ka arritur të mësoj se aventurës do t’i bashkangjitet edhe këngëtarja Rovena Stefa.

Stefa,  e cila tash e sa vite aktivitetin kryesor e zhvillon në Kosovë duket se për ‘Dance With Me’ do i rikthehet vendit ku u lind e u rrit.

lajmi vijon nën foto

‘Negociatat’ po vazhdojnë edhe për një moderator nga Kosova i cili pritet të konfirmohet përgjatë ditëve në vazhdim.

Ne do ju mbajmë të informuar për zhvillimet.

 

Artikuj të ngjashëm