Historia: Pse ishin prishur Stresi dhe Ledri?

By

Ditën e sotme në gjithë mediat mori dhenë lajmi i shkrirjes së akujve mes Ledri Vulës dhe Stresit.

Dy reperët që dikur kishin qenë miq të mirë, për disa vite nuk flisnin me njëri-tjetrin teksa shenjat e para të ripajtimit i kishin pasur që në vitin 2016, rreth tre vite më parë.

Por, cila ishte arsyeja që kishte distancuar dy shokët e vjetër?

Historia daton në fund të vitit 2014 atëherë kur Ledri ishte rikthyer fuqishëm në skenën muzikore shqiptare pas një pauze e cila u pasua nga vendimi për të dalë nga ‘Babastars’. Atëbotë, Ledri ishte bërë shok me Noizyn, detaj i cili nuk mundi të kapërdihej lehtë nga Stresi.

‘Arsyeja e prishjes së miqësisë sonë ishte pasi Ledri u pajtua me Noizy-n, duke bërë dhe foto të dy, në momentin që ne shoqëroheshim bashkë e ishim miq. Ai nuk duhet të bënte një veprim të tillë, kur dihet që Noizy e kishte degjeneruar. Ndaj dhe unë pas kësaj i thashë se do t’i tregoja Ledrit se çfarë është besa dhe burrëria’ – pati deklaruar Stresi në një prononcim për Panorama në Tetor të 2014-tës.

Sidoqoftë, mes dyshes mospajtimet janë tejkaluar teksa një lëvizje e tillë është pritur shumë mirë nga grupet e fansave të dyshes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm