Historia prapa këngës të re të GASHI-t të cilën e fshiu menjëherë

By

Në shtator, reperi shqiptar me famë ndërkombëtare dhe shumë i dashur për publikun, Gashi, kishte publikuar më në fund albumin e tij të parë .

Artisti në fillim të këtij muaji lansoi edhe videoklipin e këngës së tij “Yesterday” në bashkëpunim me Maxx Oëa.

Si duket reperi nuk ka të ndalur, pasi ai tani publikoi edhe një këngë të re me titull “Mr. Ferrari” e cila është pjesë e albumit të tij më të ri.

Videoklipi na sjell pamje të reperit në një Ferrari 1984, klasik të kuq me tinguj krejtësisht karakteristik për reperin.

Në llogarinë e tij në Instagram, kur lajmëroi për publikimin e këtij projekti, ai poashtu ndan me ndjekësit dhe fansat e tij, historinë prapa këngës dhe titullit ‘Mr. Ferrari’.

‘Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri më njeriun e gabuar…prindërit e saj nuk na lejonin bashkë sepse nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…Shkova në dasmën e saj, me një Ferrari që kisha marrë me qera me paratë e kontratës dhe u ndjeva aq mirë kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha më makinë.’ – ishte shkrimi i tij në llogarinë e tij në Instagram i cili u fshi menjëherë pas gjysmë ore.

Postimi i njëjtë mbetet ende në llogarinë e tij në Instagram, përveç se me një shkrim ndryshe. Arsyeja pse ai vendosi të fshijë fjalët që ka shkruar nuk dihet. /Prive.al

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm