A e mbani mend këtë videoklip të “Tingullit 3” ? (VIDEO)

By

Shumë çka ka ndryshuar prej kohës së lançimit të këtij videoklipi e deri tash.

Mbase kalimi i viteve, eksperienca muzikore, evoluimi në të gjitha aspektet i reperave dhe shumë faktorë të tjerë kanë bërë që ndryshimi të jetë i dukshëm.

Gjeneratat e reja mund ta adhurojnë grupin “Tingulli i trent” por mbase shumë nga ata nuk e kan ditur se emri i tij ishte ndryshe në fillimet e karrierës, njejtë  edhe si paraqitja e tyre.

Getoar Selimi dhe Agon Sylejmani tashmë kanë edhe shumë krijime të tyre ndaras por në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë. Megjithatë a mbani mend projektet e tyre të para kur grupi ekzistonte si “Tingulli 3” ?

“Kishe une bukuroshe” , “Mustafa” , “Llokum me arra” janë vetëm disa nga hitet e tyre të para.

Ju sjellim edhe një herë nostalgjinë e njërit nga projektet e tyre më të hershme dhe më të suksesshme ku në videoklip mund të vëreni edhe Memli Krasniqin nga Ritmi i Rrugës dhe shumë fytyra të tjera të repit të hershëm kosovar./PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm