Të shtunën në Prive, ajo lansoi premierë këngën e saj me klip “Pow Pow”, dhe duket se Tayna deri në fundvit, ka edhe ca plane.
Viti 2018-të që ishte kulmi i karrierës për të, nuk do përmbyllet vetëm me pesë këngë.
Reperja që pa asnjë diskutim ishte senzacioni i këtij viti sa i përket muzikës, iu është drejtuar fansave të saj për ndihmë.
Meqenëse siç deklarohet i ka të përgatitura disa këngë, Tayna ka dashur të dijë se cila do jetë përzgjedhja e fanasve të saj në mes një këngë të zhanrit hip-hop dhe të një kënge reggaeton.
E meqenëse ajo në publik u prezantua me hip-hop, fansat e saj e kanë bërë zgjedhjen!!!