Javë më parë, ish-Missi Diellza Kolgeci u bë nënë për të parën herë.
Si fryt i lidhjes dhe dashurisë me basketbollistin Fisnik Rugova, erdhi në jetë vajza e çiftit, Helena.
Këtë periudhë, ndryshe prej shumë fytyrave publike që zgjedhin të jenë në diskrecion të plotë, Kolgeci është treguar goxha aktive duke ndarë me publikun detaje nga ditët e para të mëmësisë.
Para pak minutash, Diellza ka ndarë imazhin më të qartë të vajzës.
Ajo që bie në sy është ngjajshmëria, pothuajse identike e Helenës me nënën.
Duket se princesha e vogël ka trashëguar në tërësi tiparet e nënës së saj që për mbi dy dekada njihet si ikonë shqiptare e bukurisë.
Imazhi më poshtë i thotë të tëra… /Prive.al