Këngët që mbushin 20 vjet këtë vit (VIDEO)

By

Shumë këngë të njohura, që janë hite edhe ditëve të sotme, janë publikuar në vitin 1999.

Këngët si “I Want It That Way” e Backstreet Boys dhe “Every Morning” e Sugar Ray tashmë kanë mbushur 20 vjet.

Po ashtu edhe hitet si “Waiting For Tonight” e Jennifer Lopez dhe “(You Drive Me) Crazy” e Britney Spears mbushin plot 20 vjet në këtë vit.

Nuk duket e tepërt kur themi se 1999-ta ishte një vit shumë produktiv për muzikën.

Viti i fundit i viteve ’90 na ka dhuruar hite të pavdekshme nga artistët si Britney Spears, the Backstreet Boys, Blink-182 dhe TLC.

Ky vit shënon edhe prezantimin para publikut të atyre që sot janë artistë ikonikë – Eminem dhe LFO.

Kur i dëgjon këto këngë sot, është  e vështirë ta baesosh se ndoshta i ke dëgjuar tash e 20 vjet.

Më poshtë po ju sjellim disa këngë që vazhdojnë të mbesin hite edhe sot, por që janë publikuar në vitin 1999.

Artikuj të ngjashëm