Harvey Weinstein u shpall fajtor në gjyqin e dytë për krime seksuale

By

sh-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor nga një gjykatë në Los Anxhelos për përdhunimin e një gruaje.

Gjatë procesit dy mujor të gjykimit, dolën akuza se ai e ka përdorur pozitën e tij me ndikim për të joshur gratë në takime private përpara se t’i sulmonte ato.

Fituesi i Oskarit po përballet me 24-vjet burg kur të dënohet. Ai tashmë po vuan 23-vjet burg pasi u dënua për përdhunim dhe sulm seksual nga rasti gjyqësor i parë në New York, dy vjet më parë.

Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual që përfshinin një akuzuese, të njohur si Jane Doe 1 për të mbrojtur anonimitetin e saj.

Artikuj të ngjashëm