Hajnat i hynë në shtëpi Shakirës dhe Piques

By

Hajnat kanë hyrë në shtëpinë e këngëtares së njohur Shakira dhe partnerit të saj prej kohësh, Gerard Pique në Barcelonë, derisa çifti ishin jashtë vendit.

Sipas mediave lokale, prindërit e futbollistit të njohur ishin duke fjetur në shtëpi, në kohën kur ndodhi kjo ngjarje, por që ata fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë lëndim.

Në fakt, sipas raportimeve, ata as nuk e kanë kuptuar se hajnat kishin hyrë në shtëpi, deri kur u zgjuan.

MailOnline raporton se vjedhja është cilësuar si “jo e dhunshme”. Familja dhe autoritetet policore janë akoma duke hulumtuar për të parë se çfarë është vjedhur në shtëpinë prej 7500 metrave katrorë por besohet se hajnat kanë arritur të largohen duke marrë me vete bizhuteri dhe orë shumë të shtrenjta.

Shtëpia është e vendosur në një hapësirë prej 1.000 hektarësh në Esplugues de Llobregat të Barcelonës, transmeton Klan Kosova.

Mediat lokale shkruajnë se natën që ndodhi ngjarja, një stuhi kishte goditur Barcelonën dhe kjo duket se i ndihmoi hajnat, pasi e shfrytëzuan motin e ligë si mbulim.

“Ata janë futur brenda shtëpisë ose përmes dritares ose ballkonit, në heshtje, në mënyrë që të mos dëgjohen nga banorët ose fqinjët”, shkruan Daily Mail.

Lidhur me vjedhjen që u bë në shtëpinë e këngëtares dhe futbollistit të njohur, akoma nuk është bërë asnjë arrestim.

Shakira dhe Pique ishin në Cologne të Gjermanisë, për koncertin e këngëtares, gjatë kohës së vjedhjes.

Në ndërkohë, Pique është duke u përgatitur që të udhëtojë për në Rusi për Kampionatin Botëror pasi ai është pjesë e Kombëtares së Spanjës.

Artikuj të ngjashëm